Rritje drastike e pacientëve me sëmundje respiratore në Kinë

10 months ago 19
22:20 27/11/2023

Ky filmim i publikuar nga agjencia e lajmeve “Reuters” tregon dyndjen e pacientëve në spitalin e fëmijëve në Pekin, si pasojë e një rritjeje drastike të rasteve të sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes në gjithë Kinën. Bëhet fjalë për rritjen më të lartë që prej heqjes së masave anti-Covid në fillim të këtij viti.

Pamjet të kujtojnë frikën që ngjalli përhapja e COVID-19, në fillim të 2020-ës ku Kina ishte vatra e parë prej të cilës virusi i panjohur deri në atë kohë u përhap me shpejtësi në gjithë globin. Megjithatë, kjo dyndje masive e pacientëve në spitale nuk është aspak rast i ngjashëm, sikurse thanë zyrtarët e OBSH-së.

Të pyetur nga agjencia e lajmeve Reuters, ata thanë se bëhet fjalë për viruse të zakonshme të cilat po përhapen tani, pasi popullsia nuk arriti të krijojë mjaftueshëm imunitet ndaj tyre, për shkak të bllokadave të ashpra të COVID-19-ës kur shmangeshin kontaktet mes njerëzve.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article