Rrufeja godet tre djem në një plazh të Porto Rikos – skena dramatike u filmua nga një pushues

3 months ago 13
Reklamë

Një video e frikshme nga plazhi Montones de Isabela në bregun verior të Porto Rikos po qarkullon në rrjetet sociale.

Shohim momentin kur rrufeja godet tre djem nga SHBA-ja (moshat 7, 10 dhe 12) dhe ata bien në rërë.

Një tjetër video tregon një grup kalimtarësh që përpiqen të ringjallin djemtë që humbën ndjenjat pasi u goditën nga rryma.

Un Rayo impacta a tres menores de edad en la playa Isabela , en Puerto Rico . Los tres menores fueron trasladados a un centro asistencial . pic.twitter.com/aeb6DxTzfp

— Alertageo (@alertarojanot) May 28, 2024

Përfaqësuesi i Menaxhimit të Emergjencave, Carlos Cruz thotë se prindi i njërit prej fëmijëve ka shkuar për të marrë një shishe me ujë kur ka rënë errësira.

“Në fillim goditi dhe më pas fëmijët bërtitën”, shpjegoi ai, raporton dailymail.

Djemtë u dërguan me urgjencë në një spital në Aguadilla. Shtatëvjeçari tha se nuk kishte ndjenja në këmbë, por ishte në një gjendje të qëndrueshme.

Fatkeqësisht, gjendja e djalit 12-vjeçar cilësohet si kritike. /Telegrafi/

Read Entire Article