Rrumbullaku dha dorëheqjen, Salianji: Ishte shkarkim me ceremoni! Ministri ka një muaj që është mbyllur në zyrë, i frikësohet…

1 week ago 21
Reklamë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një dalje për mediat foli mes të tjerash edhe në lidhje me largimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Ai u shpreh lajmi për dorëheqjen e tij nuk është i vërtetë, por se është larguar nga posti “me ceremoni”.

“Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë. Tre drejtorët e fundit u detyruan të dorëhiqeshin. Ka një muaj që flitet, nuk ka njeri që nuk e di. Flitet që ministri ka një muaj që është mbyllur në zyrë për t’u fshehur nga ngjarjet kriminale se ka frikë vetë dhe nuk takon asnjë zyrtar të lartë sepse po bën plane me disa që as nuk janë në policinë e shtetit për të bërë emërime”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article