Rudi Giuliani gjobitet me 148 mln USD për shpifje

10 months ago 17
16:39 16/12/2023

Ish-avokati i Donald Trump për gënjeshtrat ndaj dy punonjësve të zgjedhjeve në 2020

Rudy Giuliani, ish-avokat i Donald Trump, duhet të paguajë më shumë se 148 milionë dollarë dëmshpërblim për dy ish-zyrtarëve të  zgjedhjeve në Xhorxhia të cilët paditën avokatin për shpifje dhe për gënjeshtrat që ai përhapi rreth tyre në vitin 2020, që çuan në kërcënime dhe ngacmime raciste.

Vendimi i së premtes pason dëshminë e Wandrea “Shaye” Moss dhe nënës së saj, Ruby Freeman, mbi pasojat e që përjetuan nga teoritë e rreme të nxitura nga Giuliani dhe aleatët e tjerë republikanë të ish-Presidentit Donald Trump.

Juria e shqyrtoi çështjen për më shumë se tre orë, pas një gjyqi tre-ditor në gjykatën federale të Uashingtonit. Giuliani tashmë është shpallur përgjegjës për shpifje. Dëmshpërblimi përfshin 73 milionë Dollarë për dëmtimin e reputacionit dhe emocional, dhe 75 milionë Dollarë si për sjelljen e Giuliani. 

Ëandrea “Shaye” Moss dhe nëna e saj, Ruby Freeman, kërkuan dhjetëra miliona dollarë dëmshpërblime lidhur me pretendimet e rreme të Giuliani që i akuzoi ato për mashtrime me votat ndërsa ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut po përpiqej të mbante në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump pasi demokrati Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Giuliani ka vazhduar të përsërisë teorinë e rreme të konspiracionit ku pretendon se dy gratë ndërhynë në zgjedhjet në Xhorxhia. Avokati i Giuliani ka pranuar se klienti i tij kishte gabuar, por ka këmbëngulur se ai nuk ishte plotësisht përgjegjës për problemet me të cilat u përballën gratë.

Dëmshpërbilmet që kërkojnë gratë janë padrejtësisht të larta dhe do ta shkatërronin financiarisht Rudy Giuliani. Ish-avokati do të apelojë vendimin, duke e quajtur shumën e dhënë “absurde”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article