Rusët e Bjellorusët lejohen të marrin pjesë në Olimpiadë

10 months ago 33
23:43 08/12/2023

Komiteti Olimpik: Do të garojnë individualisht, nuk do të përfaqësojnë shtetin

Atletët rusë dhe bjellorusë që kualifikohen në Lojërat Olimpike të Parisit do të marrin pjesë si neutralë. Është ky vendimi i marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që nuk do lejojë këto sportistë për të përdorur në kryeqytetin francez vitin e ardhshëm as flamujt, stemat dhe himnet kombëtare.

Atletët fillimisht ishin ndaluar të konkurronin ndërkombëtarisht pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, por që atëherë janë lejuar gradualisht të kthehen si atletë neutralë në shumicën e sporteve. Ata do të garojnë vetëm në sporte individuale dhe asnjë ekip për të dy vendet nuk do të lejohet të marrë pjesë në Paris.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik shtoi gjithashtu se atletët që mbështesin në mënyrë aktive luftën në Ukrainë nuk do të kenë të drejtë, ndërsa çdo personel mbështetës që e bën këtë gjithashtu nuk do të lejohet të shkel territorin francez. Deri më tani janë kualifikuar tetë rusë dhe tre bjellorus në Olimpiadën e Parisit, ndersa jane prenotuar biletën 4600 atletë nga rreth 11 mijë që do të marrin pjesë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article