Rusia hedh poshtë sanksionet e reja të BE-së

10 months ago 15

Rusia ka thënë se nuk do ta ketë të vështirë të anashkalojë paketën e fundit të sanksioneve ekonomike të BE-së për të cilën raportuam më herët sot.

Paketa e 12-të e bllokut ndalon importin, blerjen ose transferimin direkt dhe indirekt të diamanteve nga Rusia dhe vendos një ndalim të ri të importit të gazit të lëngshëm të naftës.

Rusia është deri tani prodhuesi më i madh i diamanteve në botë për nga vëllimi.

“Ne thjesht do të ridrejtojmë shitjet në rajone të tjera. Jam i sigurt kjo nuk do të përfitojë ata që vendosën këto sanksione”- tha ministri rus i financave Anton Siluanov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Ministria e Jashtme ruse i quajti sanksionet “veprime jomiqësore, të paligjshme“; dhe tha se do të zgjerojë listën e përfaqësuesve të institucioneve evropiane dhe shteteve anëtare të BE-së, të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi.

Top Channel

Read Entire Article