“Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë me vendet e NATO-s”/ Putin: Komentet e Biden, absurde

10 months ago 33

Shefi i Kremlinit Vladimir Putin tha se pretendimi i presidentit amerikan Joe Biden se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s nëse ai fitonte në Ukrainë ishte absurditet i plotë.

Sipas Putinit, Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë me ushtrinë e aleancës së NATO-s. Biden në fillim të këtij muaji paralajmëroi se nëse Putini arrinte një fitore mbi Ukrainën, atëherë Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s, megjithëse nuk ofroi prova të qarta për komentet e tij.

“Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë“- tha Putin në një intervistë të publikuar të dielën nga televizioni shtetëror Rossiya, duke shtuar se gjithçka ishte një përpjekje për të justifikuar “politikën e tij të gabuar”; mbi Rusinë.

“Rusia nuk ka asnjë arsye, nuk ka interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik dhe as ushtarak për të luftuar me vendet e NATO-s”- tha Putin.

Top Channel

Read Entire Article