Rusia shton në listën e të kërkuarve fituesen ukrainase të Eurovizionit

10 months ago 18
21:25 20/11/2023

Rusia ka shtuar në listën e të shpallurve në kërkim fituesen ukrainase të Eurovizionit, Jamalan. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Susana Jamaladinova, thuhet se është akuzuar për përhapjen e informacioneve të rreme për forcat e armatosura ruse.

Jamala ka qenë kritike e hapur ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Ajo u vendos në listën e të kërkuarve muajin e kaluar, sipas faqes së pavarur ruse të të drejtave të njeriut “Mediazona”, por vetëm së fundmi u bë publik një lajm i tillë.

Kanali rus i lajmeve “Telegram Shot” pretendoi se Jamala ishte në listën e të shpallurve në kërkim për postimin e “falsifikimeve” në lidhje me mizoritë në Bucha të Ukrainës në vitin 2022. Kremlini ka mohuar përgjegjësinë për masakrën që ndodhi atje, ndërsa trupat ruse pushtuan periferinë e Kievit, pavarësisht se ka prova se kjo ishte vepër e forcave ruse.

40-vjeçarja u largua nga Ukraina me familjen e saj pas pushtimit të Rusisë në Shkurt të vitit të kaluar. Jamala fitoi Eurovizionin në vitin 2016 me këngën e titulluar 1944, e cila u frymëzua nga dëbimi i detyruar i popullit të saj, tatarëve të Krimesë nga Rusia gjatë atij viti.

Kremlini shpeshherë ngre akuza të tilla ndaj atyre që ndajnë detaje të pushtimit rus të Ukrainës që bien ndesh me linjën zyrtare./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article