“S’jam pjesë e partive politike, por…”/ Ish-presidenti Topi në krah të Bashës: Marrëveshja e 2008, “shpërthimi” i themeleve të shtetit

7 months ago 2

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi sot tryezën e dialogut, “Harku Opozitar Euro-Atlantik”. Ku i ftuar ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi. Krah Bashës, Topi tha se nuk është pjesë e asnjë partie politike, por është dëshmitar se si u rrënuan themelet e shtetit kur ai ishte president në 2008.

“E pranova me kënaqësi ftesën e Bashës. Dua të sqaroj statutin tim në këtë tryeze, nuk jam pjesë e partive politike. Por për këtë çështje kam pasur rastin të njoh aktorët, protagonistët, e rrënimit të themeleve të shtetit nga pozicioni i kreut të shtetit në 2008. Është detyrim qytetar, intelektual, pasi zgjedhjet vërtetë realizohen si konkurrencë mes partive politike, por ata që janë burim i demokracisë janë njerëzit. Një zë i lirë individual është i rëndësishëm.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article