Sa do t’i kushtonte Manchester United shkarkimi i Ten Hag

11 months ago 20

Presioni po rritet mbi Erik ten Hag ndërsa holandezi përpiqet të marrë nën kontroll sezonin 2023/24.

Ndërsa trajneri i Manchester United nuk është nën ndonjë rrezik të menjëhershëm, situata mund të ndryshojë nëse rezultatet nuk fillojnë të përmirësohen.

Megjithatë, heqja qafe e strategut nuk do të jetë e lirë pasi 53-vjeçari ka një kontratë 10 milionë euro në vit deri në vitin 2025.

Manchester United do të duhet të shpenzojë më shumë se 20 milionë euro për të shkarkuar Ten Hag këtë sezon – duke paguar gjithashtu stafin e tij.

Zinedine Zidane lidhet me një kalim në Old Trafford, por që francezi ka bërë të ditur se ai nuk është i gatshëm për Anglinë shkaku i gjuhës.

Ten Hag ishte pritur me shumë entuziazëm në Teatrin e Ëndrrave, mirëpo ai ka zhgënjyer deri më tani, pasi bëri edhe mbi 500 milionë euro transferime. /Telegrafi/

Read Entire Article