Saimir Korreshi shkon me bukë misri dhe kos në Parlament: T’i hajë qeveria, t’i kemi shëndosh

1 year ago 16
Reklamë
10:28 21/09/2023

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka shkuar me bukë misri dhe me kos në sallën e Parlamentit sot, një simbolikë kjo e zgjedhur prej tij për të kërkuar rritjen e pensioneve.

Jashtë Parlamentit, Korreshi tha se mamaja e tij, e cila e ka pensionin 110 mijë Lekë të vjetra, 42 mijë Lekë të vjetra i përdor për ilaçe në muaj dhe 63 mijë Lekë të tjera për të blerë bukë misri dhe kos.

“30 ditë janë 63 mijë Lekë. Imagjinoni të gjithë pensionistët që marrin 110 mijë Lekë, aq merr mamaja ime, çfarë mund të bëjnë. Mund të hanë vetëm bukë misri dhe kos për 1 muaj. Do 42 mijë Lekë ilaçe, vajtën 105 mijë Lekë. Të tjerat janë vetëm për letë higjienike këto që ngelen. Ndaj këtë do ta çoj atje, po rri sot pa bukë tha mamaja ime, jepja qeverisë aman vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, tha Saimir Korreshi.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article