Sali Berisha: Në Janar do të ketë protesta, do ndërpriten kur të përmbyset Edi Rama

9 months ago 7
13:28 28/12/2023

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëron se në muajin Janar do të vazhdojnë protestat e opozitës.

Në konferencën për shtyp me gazetarët nga selia blu, Berisha tha se demokratët do të përballen me atë që ai e quan diktaturë.

Ndërsa thekson se protestat do të ndalojnë kur të rrëzohet nga pushteti Kryeministri Edi Rama.

Protesta do ketë në muajin Janar. Tani gjithmonë del e qartë dhe gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve për t’u përballur me diktaturën e re, me narkodiktatorin dhe armët e diktaturës, skapin dhe armët e tjera të saj sepse tani ne jemi në këto kushte. Do fillojnë në Janar dhe do ndërpriten ditën që do përmbyset Edi Rama. Tani është kohë beteje. Ka vullnet të hekurt nga demokratët, ju garantoj, do mobilizohen edhe më shumë dhe protesta zëri ynë kurrë nuk do të shuhet”, u shpreh Sali Berisha.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article