Sali Berisha: Po bëhen gati riformatime të tjera në qeveri, synojnë konsolidimin e krimit

11 months ago 7
13:33 14/11/2023

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se Kryeministri Rama po përgatit të tjera ndryshime në qeveri.

Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se me ndryshimet në qeverisë synohet konsolidimi i krimit.

Sipas Berishës, ka ardhur momenti i lëvizjes së mosbindjes civile nga qytetarët.

“Ndërkohë, po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë të cilat synojnë asgjë tjetër veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri. Unë ju thashë, futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi përfundimisht i rendit tek krimi. Por tani po shqyrtohet futja edhe e të tjerëve në mënyrë që krimi të saldohet dhe t’i mbetet popullit shqiptar për ta përmbysur atë në kohën më të shpejtë. Ka një klimë të ndezur në publik, ka një zemërim të madh për shkelmimin e të drejtave të opozitës në parlament, ka një urrejte të madhe ndaj krimit dhe revanshit të tij në qeveri, kështu që koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjitha aspektet po vjen dhe jam i sigurt në fitoren e saj”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article