Salianji: Do përshkallëzojmë aksionin tonë opozitar, kallëzim penal për disa deputetë të PS

11 months ago 21
10:45 02/11/2023

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili ndezin flakadan brenda Parlamentit, pas seancës plenare që u zhvillua në kaos, akuzoi qeverinë dhe mazhorancës socialiste për përfshirje në korrupsion.

Duke folur për gazetarët jashtë sallës plenare, Salianji përsëriti edhe njëherë kërkesat e opozitës.

“Edhe njëherë tjetër PS, Edi Rama dhe matrioshkat e tij kthyen parlamentin në një kotec ku mblidhen për të vënë dhe mbledhur vezët që ju duhen. I kanë duart të bëra pis me korrupsion. Bakllavanë, PS e ha në ditët kur ka buxhet. E patë se si PS nxiton duke mos respektuar asnjë normë. Sot kishim kërkuar të zhvillohej mbledhjet e grupit të PD brenda sallës. PS kishte vendosur që të linte gardën në çdo karrige ministri. Ne vendosëm që karriget që janë të popullit, t’i marrim dhe t’i çojmë aty ku duhet duke mos i lejuar të vjedhin. U detyruan sot t’i rrinin vjedhjes në këmbë. Ne kërkojmë komisione hetimore, me komisionet hetimore kërkojmë të kontrollojmë paratë e qytetarëve shqiptarë që merren përmes taksave. Ne kërkojmë të kontrollojmë a ka ndërhyrë PS me grupin kriminal në sistemin TIMS? Ne kërkojmë që këto para të shkojnë për rritje pensionesh, të shkojnë paratë për të ulur taksat. Shtresa e mesme do të goditet si asnjëherë më parë në Shqipëri këtë vit, do taksohen më shumë se 23%. Ne kërkojmë që në Komisionin e Reformës Zgjedhore të mos vendoset Edi Rama tjetër, por të kemi mundësi që qytetarët të kenë përfaqësuesin e tyre”.

Deputeti demokrat paralajmëroi se aksioni opozitar do të përshkallëzohet.

“Deri sa ne të arrijmë realizimin e të drejtave tona kushtetuese, ne do të bëjmë gjithçka, do ta përshkallëzojmë aksionin tonë parlamentar por edhe më tej deri sa ditë për ditë po e përshkallëzojmë aksionin parlamentar, në çdo pikë të mundshme deri sa të arrijmë gjithë elementët që përcakton Kushtetuta”.

Salianji theksoi se protesta e opozitës në Parlament këtë të enjte, është për të sensibilizuar qytetarët se po jetojnë nën një regjim. Deputeti i PD po ashtu paralajmëroi edhe kallëzim penal për disa deputetë të PS.

“Ajo është një protestë për të treguar që ky Parlament nuk ka normalitet. Po sensibilizojmë qytetarët që jemi në kushtet e një regjimi. Ne po i drejtohemi popullit, kërkojmë të sensibilizojmë shoqërinë. Ky është parlamenti i Edi Ramës, kjo është pasoja, shkakun gjejeni tek Edi Rama, tek terrorizmi parlamentar, siç janë deputetë, të cilët disa prej tyre ne do t’i kallëzojmë penalisht duke mos na lënë të ushtrojmë funksionin tonë. Parlament siç e do Edi Rama nuk do të ketë”.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article