Salianji: Jemi në situatë autokracie, opozitën nuk mund ta kenë dot nën kontroll. PS dhunoi institucionin e Parlamentit

1 year ago 7
11:45 19/10/2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se bllokimi i sallës së Kuvendit nga ana e opozitës ka ardhur pasi mazhoranca nuk ka pranuar kërkesën e tyre për ngritjen e komisioneve të reformave hetimore.

Gjatë fjalës së tij, Salianji thotë se Shqipëria është në një situatë autokracie teksa shton se mazhoranca nuk mund ta ketë opozitën në kontroll.

Ervin Salianji: Ta vazhdojmë parlamentin në rrugë. Më shumë se 46 deputetë të opozitës kanë kërkuar jo vetëm komision hetimore, por siç dhe e keni parë në seancën e kaluar, PS në momentin që kërkoi shtyrjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, premtoi që në seancën e radhës do të ndryshoheshin edhe bashkëkryetari dhe anëtari i Reformës Zgjedhore. Në një seancë që duhej të ishte solemne për kalimin e rezolutës për situatën në veri të Kosovës, PS dhunoi institucionin e parlamentit për të mbajtur atë që do PS për opozitën. Komisionet hetimore, e drejtë e dhënë nga ligji. Kur sillen sikur e kanë pronë, do të ketë reagim. PS dhe qeveria vjedh dhe dhunon qytetarët, kjo është e turpshme. Vjedh çdo ditë dhe ju jep atyre që ka me qef, leje, burime dhe tendera që kanë të bëjnë me këtë vend.

Ne duhet të diskutojmë me çështje të kontrollit parlamentar, në fund të ditës paguhemi. Ne kërkojmë që Kuvendi të njohë vullnetin e shumicës së deputetëve të PD që e kanë zgjedhur kush do të jetë kryetar apo bashkëkryetar i reformës zgjedhore. Ne po themi që duhet hetim parlamentar për TIMS-in. Ne kemi kërkuar komision hetimor. A janë këta të afërt me PS-në? Të njëjtën gjë kemi kërkuar dhe komision hetimor për tenderat në shëndetësi, të zhytur deri në fyt persona që firmosnin në prani të Presidentit francez. Nuk ka për të pasur normalitet, parlamentarizëm, ne nuk falim atë që na kanë dhënë qytetarët. Ne kemi një akt që na bashkon, që është kushtetuta, ne do t’i japim përgjigjen e merituar sa herë që të jetë e nevojshme. Nuk kalohet kjo me retorikë boshe. Jemi një situatë autokracie, opozitën nuk mund ta kenë dot nën kontroll, beteja nuk është e lehtë, por bëhet për qytetarët shqiptarë./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article