Salianji lë në këmbë kryeministrin Rama, i zë foltoren

1 year ago 17
10:35 12/10/2023

Seanca e sotme plenare i ishte dedikuar rezolutës për Kosovën për të dënuar sulmin në Banjskë.

Kur kryeministrit Edi Rama i ishte dhënë fjala për të dalë në foltore, atë e zuri deputeti demokrat Ervin Salianji.

Ky i fundit kërkoi fjalën për procedurë, por u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.  

“I kam dhënë fjalën zotit kryeministër. Jemi brenda interpelancës. Jemi brenda rregullores”, tha Nikolla.

Kjo e la kryeministrin Edi Rama në këmbë pas ministres së Arsimit, Oferta Manastirliu duke debatuar me deputetin demokrat që të lironte foltoren.

Pas pak minutave replika, Salianji e liroi foltoren dhe kryeministri nisi fjalën e tij për draft-rezolutën për Kosovën./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article