Salianji propozon amendamentin për amnistinë penale: Të përjashtohen deputet, nuk bëj kompromise me banditë

9 months ago 19

Deputeti Ervin Salianji përmes një deklarate për mediat nga kryesia e Kuvendit, tha se ka propozuar një amendament, ku sipas tij nga kjo e drejtë duhet të përjashtohen personat që janë të zgjedhur si deputet.

“Përmes këtij amendimi dua të përjashtohet kjo e drejtë për shtetasit që janë aktualisht deputetë të zgjedhur, kjo që amnistia të mos shfrytëzohet. për çdo njeri që ka ngrenë sallatë kot këto kohë duke menduar që ka pasur ndonjë amendimin për të përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë, po i them që nuk përfshihen”, tha Salianji.

Më tej Salianji u shpreh se nuk bën asnjë kompromis me asnjë bandit, kriminel apo mafioz.

“Dua të theksoj se unë nuk hyj tek ata që cenojnë dinjitetin, nuk bëj asnjë kompromis me asnjë nga akuzat, bandit, kriminel mafioz që është përfshirë në trafik droge. Jam i vetmi politikan që gjykohem në gjykatë për shkak të një denoncimi në interes publik”, u shpreh Salianji.

Top Channel

Read Entire Article