Deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë, kritikoi institucionin e Policisë së Shtetit.
Salianji tha se ish-drejtori Ardi Veliu nuk lexonte dot as abetaren. Ai tha se Policia e Shtetit sot është një strukturë, që është bërë copë. Ndërsa, në një moment i tha kryetarit të Komisionit, Nasip Naço, nëse donte që të vinte sërish tek opozita.
Ervin Salianji: Ardi Veliu nuk lexonte abetaren. Ai tha se vrasja e Klodian Rashës ndodhi sepse kishte pistoletë në dorë. Struktura e Policisë së Shtetit është bërë copë. Nuk janë arrestuar krerë të organizatave kriminale.
Nasip Naço vdes të vijë prapë me ne. Të thashë dhe njëherë që hajde tek ne, sepse po shikon veç lëvizjet tona. Drejtuesi i SPAK ka thënë se operacionet e policisë dekonspirohen. Krimi zgjedh drejtuesit e policisë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb