Salvador Kaçaj: U tremba më shumë pasi kisha djalin në vend të parë

1 year ago 52
22:37 10/10/2023

Emisioni Opinioin në Tv Klan mbrëmjen e sotme në pjesën e parë trajtoi çështjen e atentatit të dështuar ndaj ish-kreut të komunës Shëngjin, Salvador Kaçajt më 14 Maj, në ditën e zgjedhjeve. I ftuar në studio Kaçaj ka treguar detaje nga ngjarja ku ndër të tjera ka theksuar që arsyeja që u tremb më shumë ishte fakti që në vendin e parë të mjetit ishte i ulur djali i tij.

“Me të thënë të drejtën Blendi u tremba më shumë se kisha djalin në vend të parë. Ajo ishte arsyeja përse u tremba. Për shkak se kisha çunin. Për çudi atë ditë hera parë që hipa mbrapa dhe lash çunin përpara, sepse unë ri vazhdimisht përpara në makinë.

Kaçaj u shpreh se i ka shpëtuar zoti dhe falë aftësisë së shoferit për të manovruar shpejtë.

“Pra na ka shpëtuar zoti dhe falë shoferit që është një gardist i vjetër dhe veproi shpejtë.”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article