Samit NATO-Ballkan, Rama: Stoltenberg e priti me interes. Të jenë të pranishme edhe vendet jo anëtare

10 months ago 18
12:17 22/11/2023

Këtë të mërkurë në Shkup të Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i liderëve të 5 vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Në konferencën për shtyp, Kryeministri Edi Rama tha se Stoltenberg e priti me interes një propozim të bërë për të ndërtuar një format të një Samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku të jenë prezente edhe vendet që nuk janë anëtare.


“Dëshiroj të bëj me dije se Stoltenberg e priti me interes propozimin për të ndërtuar një format të një samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku të jenë të pranishëm jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon, por edhe vendet partnere të NATO-s, pra faktikisht vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që këtu sot nuk janë të pranishme si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë një interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe progresin demokratik të rajonit”, u shpreh Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article