Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gjerapetritis dhe homologu shqiptar Igli Hasani do të takohen të hënën e ardhshme në Romë.
Burime diplomatike greke i thanë Top Channel se shefat e diplomacisë greke dhe shqiptare do të jenë takim dypalësh në kuadër të një samiti mes vendeve të BE dhe Ballkanit.
Burimet i thanë Top Channel se palët do të tentojnë të rinisin një fazë të re dialogu mes dy vendeve mbas ftohjes së marrëdhënieve për çështjen Beleri.
Top Channel