Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Kam bërë thirrje që Këshilli Evropian të heqë menjëherë sanksionet që iu imponuan Kosovës

10 months ago 7
13:10 14/12/2023

“Së bashku me Osmanin kam bërë thirrje që Këshilli Evropian të heqë menjëherë sanksionet që iu imponuan Kosovës për arsye të njohura dhe të kuptueshme në atë kohë dhe t’i japë Kosovës mbrapasht një inkurajim, një vlerësim pozitiv për ndryshimin pozitiv të kursit të Kosovës në qasjen ndaj dialogur të lehtësuar nga BE-ja.”

Kështu është shprehur kryeministri i vendit, Edi Rama në një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se është koha që Kosova të vazhdojë më tutje dhe të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri për krijimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe.

Edi Rama: Aty kam theksuar edhe në praninë të përfaqësueses së shtetit të Republikës së Serbisë se me të njëjtën qartësi dhe me të njëjtën gjuhë të troçtë që unë në të njëjtin vend, apo në të tjera rrethana apo takime kam shprehur bindjen se Serbia nuk duhej sanksionuar për moslinjëzimin me BE-në në sanksionet ndaj Rusisë se Serbia nuk ka asnjë të ardhme tjetër përveçse nën çatinë e Europës së Bashkuar.

Ajo që ndodhi në Banjskë dhe shpallja e zisë kombëtare që pasoi vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, jo vetëm që ishte një ngjarje pa asnjë lidhje me vlerat evropiane, por ka vënë në pikëpyetje linjën e gjatë të kredisë në kuptimin politik që unioni së bashku me vendet e tjera të rajonit, përjashtuar Kosovën në këtë rast, i kanë dhënë Serbisë për ta nxitur që të përfshihet në anën e duhur të historisë së këtij rajoni dhe për të mbajtur sa më larg zjarrin e përhapjes së konfliktit që ka shpërthyer në Ukrainë.

Koha për Serbinë që të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja evropiane e rajonit dhe t’i përgjigjet ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe po ashtu i jam drejtuar edhe përfaqësueses së lartë të Kosovës si dhe kryeministrit së Kosovës në mungesë, me të njëjtën gjuhë që Kosova nuk ka asnjë arsye, por ka vetëm humbje nëse humbet interesin e miqve dhe aleatëve të saj në atë tryezë duke u sjellë siç është sjellë më parë, çka është një humbje për rajonin, i cili e ka të nevojshme si dritën, ajrin që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme e degraduese e histories.

Kam theksuar se tani është koha që Kosova të vazhdojë më tutje dhe të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke e pranuar pas një humbje kohe të gjatë, krijimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe dhe duke bërë kështu që t’i hapë rrugë restaurimit të besimit shumë të dëmtuar të miqve dhe aleatëve.

Kam bërë thirrje në këtë rast, së bashku me Osmanin që Këshilli Evropian të heqë menjëherë sanksionet që iu imponuan Kosovës për arsye të njohura dhe të kuptueshme në atë kohë dhe t’i japë Kosovës mbrapasht një inkurajim, një vlerësim pozitiv për ndryshimin pozitiv të kursit të Kosovës në qasjen ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article