Samiti Botëror i Grave Kryeparlamentare, Nikolla takon Macronin: Barazia s’është çështje gjinore, por vlerë universale

7 months ago 3

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yawl Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.

Në ditën e dytë të Samitit, Nikolla, dhe gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.

“Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm.”, u shpreh Nikolla pas takimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article