Samiti i Berlinit, BE sjell në Tiranë planin për rajonin

1 year ago 25
17:37 13/10/2023

Barbullushi: Propozime konkrete për tregun e përbashkët

Në Piramidën e Tiranës po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur liderët e Europës dhe Rajonit.

2 ditë para Samitit të Procesit të Berlinit, këshilltarja e Kryeministrit për BE dhe Bashkëpunimin rajonal, Odeta Barbullushi dha detaje për fokusin e dy sesioneve të mbyllura.

“Një prej dimensioneve të Procesit të Berlinit i cili e kemi ndjerë që është lënë më i pa zhvilluar ose pa vëmendjen e duhur që është pikërisht përmirësimi i konvergjencës ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.”

BE do të sjellë në Tiranë një plan konkret për rritjen e Ballkanit Perëndimor.

“Ne do të diskutojmë disa propozime konkrete që synojnë të afrojnë Ballkanin Perëndimor me Bashkimi Europian dhe kryesisht me tregun e përbashkët. Ky është një diskutim i filluar prej muajsh si mes vendeve të ballkanit Perëndimor po ashtu dhe me institucionet e BE-së.”

Kosova, nuk do të mungojë as në këto tryeza diskutimesh.

“Mesazhi në vetvete lidhet me vetëpjesmarrjen e liderave, por ne presim që të kemi edhe një diskutim gjatë drekës nga liderat në lidhje me situatën në lidhje me gjendjen apo stadin të marrëdhënieve dypalëshe stadin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.”

Në orën 11 paradites të datës 16 Tetor, kryeministri Edi Rama do të presë në ambientet e Piramidës të gjithë liderët europianë.

Organizimi i Samitit Të Procesit të Berlinit do të jetë i ndarë në dy sesione, që në fokus do të ketë integrimin e tregut të përbashkët rajonal drejt atij të BE-së. Liderët do të nënshkruajnë marrëveshje edhe për kualifikimet profesionale.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article