Mbreti i Spanjës Felipe VI ka pritur liderët të cilët u mblodhën në në Granada të Spanjës, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Ndër ta ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili sot ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga momenti i pritjes së Mbretit të Spanjës Felipe VI.
Nga pamjet e publikuara shihet Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, të cilët takohen më mbretin Felipe VI dhe gruan e tij.
“Mirëmëngjes, dhe me momentet e mirëseardhjes në pritjen e mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel