Samiti i NATO-s në Shkup, Shqipëria do të plotësojë në vitin 2024 shpenzime 2% për mbrojtjen

10 months ago 23
12:17 22/11/2023

Në Shkup po mbahet takimi joformal i liderëve të aleatëve të NATO-s nga Ballkani Perëndimor. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe mikpritësi Kovaçevski, janë ulur në një tryezë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Shqipëria për herë të parë ka planifikuar që në projektbuxhetin e vitit 2024 vlerën prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ta vendosë në dispozicion të mbrojtjes, në kuadër të angazhimeve të saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e NATO në 2021-shin, vetëm 9 nga 30 vendet anëtare e kane plotësuar kushtin e të shpenzuarit 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto shpenzime për mbrojtjen.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article