Samiti i Procesit të Berlinit/ Kurti pritet të takohet me kancelarin Scholz

1 year ago 22
09:36 16/10/2023

Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Është paralajmëruar edhe një takim mes tij dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Ndërkaq, të dielën kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se në këtë samit nuk do të diskutohet rreth agresionit të Serbisë mbi Kosovë, të kryer më 24 Shtator.

Ai tha se hapësira për diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, dhe se nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme lidhur me çështjen e Banjskës, por janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE-së./klankosova








Të ngjashme

Read Entire Article