Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Presidentja e KE: Mesazh i përkushtimit tonë ndaj zgjerimit

11 months ago 25
Reklamë

Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë përcjell një mesazh të fuqishëm se sa e përkushtuar është BE ndaj zgjerimit.

Kështu deklaroi në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, pak pasi u prit përpara Kryeministrisë, nga Kryeministri Edi Rama.

Presidentja shtoi se ajo ka prezantuar planin e rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që kompanitë e rajonit të mund të kenë akses në tregun e përbashkët europian.

“Samiti i sotëm përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Ne mund të bëjmë më mirë, ndaj kam prezantuar planin e rritjes, duam t’u japim qasje në tregun e përbashkët europian, kompanive të Ballkanit Perëndimor. Për këtë na duhen reforma, ata që kanë vullnetin për reforma do të marrin pjesë në treg. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë sot për këtë plan. Ata që zhvillojnë reforma marrin fonde për investime”, tha Von Der Leyen.

Read Entire Article