Samiti “Strong Cities”/ Veliaj merr pjesë në takimin që po mbahet në SHBA

11 months ago 15
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë si i ftuar në samitin “Strong Cities” në Nju Jork, për të folur mbi zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit.

“Është krenari e jashtëzakonshme që Tirana është gjithmonë pjesë e paneleve ku flitet për qytetet, për të rrëfyer historinë e transformimit të saj. Jam shumë krenar për çka kemi arritur të gjithë bashkë. Kur takoj kryetarë bashkish, që drejtojnë qytete shumë më të konsoliduara se Tirana, të cilët kanë ardhur në Tiranë dhe më thonë se kanë parë një qytet të pastër, një vend të sigurt, me kriminalitet minimal, kanë parë sa shumë zhvillime janë bërë në një kohë shumë të shkurtër, ndihem vërtet krenar për qytetarët e mi”.

Veliaj vuri në dukje se shumë problematika, me të cilat përballen shumë qytete më të mëdha se Tirana, kryeqyteti ynë i ka zgjidhur falë politikave sociale.

 “Siç dëgjuam nga kolegët e tjerë, qytete shumë të rëndësishme në Europë kanë pasur akte terroriste, dhunë dhe gjuhë të urrejtjes. Fakti që ne nuk i kemi këto ndasi mes feve dhe racave, fakti që edhe vetë skuadra jonë olimpike është e përbërë nga shqiptarë të natyralizuar, të cilët nuk janë detyrimisht të lindur në Shqipëri, dhe fakti që Tirana po bëhet kozmopolitane, me rreth 144 kombësi, pa pasur konflikte të kësaj natyre, janë vërtet shembuj që duartrokiten kudo në botë, për të cilat edhe ne vetë duhet të jemi krenarë dhe të flasim mire”.

Kryebashkiaku foli edhe për ndalesën e tij të shkurtër në Ohajo, ku u takua me sportistët elitarë të Sport Klub Tiranës, të cilët po stërviten për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

 “Ne duam që, në bashkëpunim me Akademinë e Atletikës në Ohajo, t’i trajnojmë sportistët tanë, jo vetëm në karakterin fizik si sport, por edhe për anën psikologjike. Sigurisht, do të vazhdojmë bashkëpunimin me Akademinë e Atletikës në Ohajo, jemi në negociata për të hapur një zyrë të tyren në Tiranë, për të bërë disa klinika sportive në qytetin tonë. Besoj se na ndihmon, teksa përgatitemi për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’”.

Top Channel

Read Entire Article