Sane e kërkoi topin, trajneri i Union Berlini e goditi jo një – por dy herë

9 months ago 17

Trajneri i Union Berlinit, Nenad Bjelica do të ketë shumë punë për të bërë qysh nga sonte, pasi bëri një veprim antisportiv në ndeshjen me Bayern Munichun.

Bavarezët triumfuan 1-0 ndaj kundërshtarit në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga, por që ndeshja pati një incident që aspak nuk pritej.

Derisa po kalonte minuta e 74-të e takimit, Leroy Sane shkoi ta merrte topin për të rivënë në lojë, mirëpo u përballë me trajnerin kroat.

Bjelica nuk dëshironte t’i jepte topin gjermanit, ndërsa nuk hezitoi as t’i përdorte duart e tij që u vendosën në fytyrën e ish-anëtarit të Manchester Cityt.

Për këtë veprim, ai u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Sane me të verdhë, mirëpo ky incident parashihet të ketë pasoja më të mëdha.

Kroati mund të ndëshkohet më tri ndeshje mos paraqitje në bankinë dhe një gjobë me para, ndërsa ende nuk dihet se a mund të shpëtojë me kaq Sane. /Telegrafi/

Read Entire Article