Santiana: E kam të folurën shumë të pastër, në Shqipëri më kuptojnë të gjithë

9 months ago 27

Bukuroshja nga Gjakova, Santiana Maloku, ka qenë një prej emrave më të zëshëm të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Përveç karakterit të fortë dhe debateve brenda në shtëpi, Santiana ka rënë në syrin e shikuesve edhe për të folurën e saj gjakovare me theks.

E teksa kjo e bën më të veçantë dhe të dallohet në dëgjim të parë për vendin prej nga vjen, Santiana në një bisedë me vajzat e shtëpisë ka thënë se e ka të folurën shumë të pastër.

Teksa ka folur me këngëtaren Iliarana Sadriu, bukuroshja tha se mënyra se si flet është shumë e kuptueshme dhe se si shumë persona në Shqipëri kanë menduar se është nga Shkodra, me të dëgjuar atë teksa fliste.

Santiana përndryshe është një prej pesë banorëve të nominuar këtë javë, ku njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

Linda Halimi, Blerando, Alba Vukaj dhe Alby janë katër banorët e tjerë të nominuar, ku më pak i votuari do të përshëndetet me garën e madhe të premten. /Telegrafi/

Read Entire Article