Santiana takohet me të dashurin brenda shtëpisë së BBVK

9 months ago 38

Dyshja më e përfolur e këtij edicioni, pa dyshim është Santiana dhe Buci.

Të komentuar pa fund për afrimitetin e krijuar, ata vazhduan të luajnë njësoj, duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.

Kjo nuk ndryshoi as kur Bucit i erdhi e dashura e tij në shtëpi, por edhe pas një mesazhi që mori Santiana nga i dashuri i saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa kohëve të fundit edhe u diskutua nëse Santiana ka me të vërtetë të dashur jashtë.

Sonte, Santianës i erdhi surprizë i dashuri i saj brenda shtëpisë së BBVK.

Foto: Screenshot/YouTube

E mbërthyer në emocione të shumta, Santiana nuk mund t’i ndalë lotët.

Pasi i dashuri i saj nuk është fytyrë publike dhe deshi ta ruajë privatësinë, ai nuk doli para kamerave. /Telegrafi/

Read Entire Article