Sara Gjordeni rrëfen tmerrin në familje: Nëna ime humbi veshkën nga dhuna e babait

7 months ago 6

Në një rrëfim tronditës dhe plot emocion të dhënë gjatë emisionit “Ftesë në 5”, ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordini, ka treguar për herë të parë detajet e vështira të fëmijërisë së saj, duke filluar që në moshën dyvjeçare. Sara ndau me publikun sejmenë të saj kishte përjetuar dhunë të rëndë dhe si pasojë e saj kishte humbur njërën veshkë.

Sara tregoi se nuk e ka takuar kurrë të atin, por është e vetëdijshme për sjelljet e tij dhunshme ndaj nënës së saj, të cilat çuan në ndarjen e tyre kur Sara ishte vetëm tre vjeç. “Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime emigroi kur unë isha 3 vjeçe. Ajo ka përjetuar dhunë të rëndë nga babai im dhe ka humbur njërën veshkë në një natë të tmerrshme. Prej asaj kohe, nëna ime ka pasur edhe probleme me zemrën”, rrëfeu Sara.

Ajo vazhdoi duke treguar se si nëna e saj, pasi u rikthye nga emigrimi, ishte e pakuptueshme për sytë e një vajze të re që nuk e kishte parë për një kohë të gjatë: “Në ditën time të parë të shkollës, nëna ime erdhi të më shihte. Unë nuk e njoha dhe i thashë tezes se tek dera ishte një teta e re”.

Gjendja emocionale e Sarës u përkeqësua kur ajo tregoi se shtëpia e tyre kishte rënë pre e një zjarri të vendosur nga i ati, duke i humbur të gjitha lodrat e saj. Por tezja e saj, Luna, kishte qenë streha dhe mbështetja e saj gjatë atyre momenteve të vështira dhe e kishte mësuar asaj shumë gjëra jetësore.

Në rrëfimin e saj, Sara gjithashtu zbuloi se babai i saj kurrë s’e ka kërkuar pas ndarjes, përveç një herë kur ishte katër vjeçe dhe ai i kishte sjellë diçka që kishte rrezikuar seriozisht shëndetin e saj. Ajo shpjegoi se kjo ngjarje tronditëse e ka bërë të mosbesuese në sjelljet e të tjerëve. Më tej, Sara tregoi se babai i saj kishte tentuar ta rrëmbente kur ishte fëmijë dhe e kishte përndjekur në rrjetet sociale për katër vite me radhë.

Ky rrëfim i hapur dhe i guximshëm nga Sara Gjordini shërben si një dëshmi e fuqisë së gruas për të mbijetuar dhe ecur përpara pavarësisht vështirësive dhe traumave të jetës. /Telegrafi/

Read Entire Article