Saranda sukses në turizëm edhe në tetor! Moti i ngrohtë favorizon bregdetin Jon, pushuesit e huaj mbushin plazhet

11 months ago 19
Reklamë

Në bregdetin e bukur të Sarandës gjenden edhe në tetor turistë të huaj, të cilët kanë përfituar nga moti i kthjellët edhe i ngrohtë në Shqipëri edhe gjatë vjeshtës.

Gazetari i Report Tv, Limos Didani raportoi sot pranë bregdetit të bukur të Sarandës të cilin e kanë pushtuar turistët e huaj. Ndonëse Bashkia i ka hequr nga plazhi publik çadrat e plazhit dhe shezlongët që prej shtatorit, pushues të shumtë kanë marrë çadrat e tyre në mënyrë që mos të humbin rrezet e ngrohta që ofron vendi ynë. Në plazhet më të frekuentuara nuk kishte si të mungonte Ksamili i cili këtë verë ka patur një sezon turistik elitar dhe është cilësuar “Maldivet e Evropës”.

Read Entire Article