Sarrazin paralajmëroi diçka të madhe në Berlin/ Flet Tomë Gashi – i shuan shpresat BE-së për këtë gjë!

2 weeks ago 27
Reklamë

Gjatë ditës së djeshme emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka paralajmëruar se do të krijojnë diçka më të madhe në tetor, në Berlin.

Ai pas këtij paralajmërimi, është shprehur se duhet kompromis dhe vullnet për marrëveshje politike, të cilat siç tha ai, mund të mos jenë të lehta për Serbinë, por as për Kosovën.

Ndaj, u shpreh se po largohet paksa i brengosur që, sipas tij, nuk është arritur akoma në atë moment.

Ne duam që të krijojmë një diçka më të madhe në tetor në Berlin dhe në javën vijuese do të jem në gjithë rajonin, pas Prishtinës, për të përgatitur rezultate konkrete për popujt në Ballkanin Perëndimor që të ecim përpara së bashku, do të thotë rezultate konkrete për jetën e secilit qytetar në gjithë rajonin”.

Por, për këtë na duhet kompromisi dhe nganjëherë edhe vullneti për të bërë koncesione, për t’u pajtuar mbi marrëveshje politike, që mund të mos jenë të lehta për Serbinë, apo mund të mos jenë të lehta për Kosovën”, u shpreh ai.

E në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se Kosova ka dhënë shumë për të fituar pavarësinë e saj dhe se kompromisë me veglat e Rusisë nuk do të bëjmë.

Kosova ka dhënë më shumë se që duhej për të fituar pavarësinë e saj. Po të ishim pak më të fortë ne do të duhej deri më tani të bashkohemi me shtetin amë sepse kjo Europë na ndau në vitin 1913.

Kompromis me veglat e Rusisë ne nuk do të bëjmë por është mëkat i Europës që propozon diçka të tillë”, thotë ai.

Avokati më tej thekson që duhet të forcohemi ushtarakisht më shumë, në mënyrë që Serbia të mendoj dy herë për veprimet e saj.

Ne duhet të forcohemi ushtarakisht dhe pastaj edhe Serbia e ulë pak kokën nëse nuk dëshiron që të përballet me ne.

Ne duhet të bëhemi si Izraeli përndryshe keq i kemi punët edhe afër 100 vjet do të kemi problem me Serbinë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article