Scholz kundërshton dërgimin e raketave “Taurus’ në Ukrainë

7 months ago 12

Raketat “Taurus” nuk do të dërgohen në Ukrainë. Ky është reagimi zyrtar i Kancelarit gjerman Olaf Scholz. Ai tha të mërkurën para Bundestagut se do të ishte “e papërgjegjshme” dërgimi i raketave të Gjermanisë Taurus në Ukrainë.
“Kjo është një vijë që unë ,si kancelar nuk dua ta kaloj”, tha ai.

Dalja e Scholz para parlamentit vjen në vazhdën e audios së publikuar javën e kaluar të oficerëve të lartë gjermanë që diskutojnë një vendim hipotetik për të dërguar raketa “Taurus” në Ukrainë.
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca i kanë dërguar tashmë Ukrainës raketat e tyre ndërsa SHBA po planifikon të dërgojë më shumë sisteme raketore taktike të ushtrisë në Ukrainë.

Read Entire Article