Scholz: Po vëzhgojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri

10 months ago 22
23:31 22/11/2023

Meloni: Pala shqiptare e interesuar për marrëveshjen inovative

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, gjatë një konference për mediat me kryeministren italiane, Xhiorxhia Meloni ka deklaruar se vendi i tij po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë.

Sholz deklaroi se kjo marrëveshje është hetuar nga Komisioni i Bashkimit Europian dhe se vlerësimi është se është në përputhje me të drejtën evropiane.

Nga ana e saj, Meloni deklaori se “ajo është një marrëveshje kornizë që duhet të plotësohet me detajet dhe normat e duhura”.

Ajo tha se edhe Shqipëria do të bëjë “maksimumin për ta kthyer atë një një marrëveshje inovative që mund të shërbente si bazë për të marrëveshje të ngjashme me vende të treta dhe se kur do të ndodhë kjo, kjo do të shihet”.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article