Scott Carson do të vazhdojë të ketë punën më të mirë në botë edhe për një vit – merr miliona, shikon ndeshje të mëdha dhe fton trofe

4 months ago 3

Historia e portierit të tretë të Manchester Cityt, Scott Carson është bërë virale për një kohë të gjatë pasi thuhet se ai ka punën më të mirë në botën e futbollit dhe kjo do të vazhdojë për të paktën një vit tjetër pasi ai të marrë një kontratë të re me kampionin aktual anglez. 

Portieri Scott Carson, tani 38 vjeç, mbërriti në Manchester City në vitin 2021 për të qenë portieri i tretë i skuadrës, dhe para kësaj ai ishte i huazuar në “Etihad” për dy vjet.

Ai nuk luajti shumë dhe në tre vite të plota kaloi 107 minuta në fushë.

Gjatë asaj kohe, ish-përfaqësuesi i Anglisë fitoi 11 trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve vitin e kaluar. Ai 19 vite më parë fitoi të njëjtën garë me Liverpoolin, ndërsa para disa ditësh festoi titullin e kampionit të Anglisë pasi Man City doli para Arsenalit.

🚨🚨 Scott Carson new contract 🚨🚨 https://t.co/y5WmAAqs9N

— Jack Gaughan (@Jack_Gaughan) May 23, 2024

Ndërsa ai është portieri i tretë i Manchester Cityt, Carson thuhet se ka punën më të mirë në botë sepse i shikon ndeshjet nga pozicioni më i mirë, fiton trofe vit pas viti dhe merr rreth dy milionë euro në vit për këtë.

Kontrata e Scott Carson skadon pasi Man City luan një tjetër finale të FA Cup kundër Manchester United, por Pep Guardiola ka vendosur ta mbajë portierin me përvojë angleze edhe për një vit, shkruan gazetari anglez Jack Gaughan.

“Unë jam portieri i tretë dhe mendoj se gjysma e rolit tim është të ndihmoj djemtë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes nëse kanë nevojë për ndonjë gjë”, kishte thënë Carson për rolin e tij në dhomat e zhveshjes.

Scott Carson is here to 𝙎𝙏𝘼𝙔. 🤴 pic.twitter.com/yiaBdifQiQ

— City HQ (@City_HQs) May 23, 2024

Carson ka bërë vetëm dy paraqitje për Manchester Cityn që nga viti 2019, por trajneri i tij Guardiola ka zbuluar shumë herë se sa i rëndësishëm është ai në dhomën e zhveshjes, si dhe për disponimin e të gjithë ekipit. /Telegrafi/

Read Entire Article