Scott Disick fotografohet me një grua misterioze pas ndryshimit drastik në pamje

7 months ago 7

Scott Disick mori vëmendje duke dalë nga një klub nate të premten me një grua misterioze.

Ylli i “KUWTK” – i cili ka bërë një ndryshim drastik në pamje – u pa i ulur në pjesën e pasme të një sprinteri pranë gruas së panjohur, e cila kishte veshur një fustan ngjyrë kafe dhe taka të zeza me rripa.

Disick, nga ana tjetër, u shfaq i veshur me një xhaketë të zezë, këmishë kafe, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.

Foto: Backgrid

Në dhjetor, babai i tre fëmijëve, që ka një listë të gjatë të ish-të dashurave, u pa për herë të fundit në një takim plazhi në St. Barts me ish të dashurën e tij, Chloe Bartoli.

Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2006, pak para se ai të fillonte të merrej seriozisht me Kourtney Kardashian.

Foto: Backgrid

Themeluesja e “Poosh”, 44 vjeçe dhe Disick, 40 vjeç, qenë bashkë për shumë vite.

Ata kanë tre fëmijë: Mason, 14 vjeç, Penelope, 11 vjeçe dhe Reign, 9 vjeçe. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Foto: Hulu
Read Entire Article