Seanca e Kuvendit për Kosovën, Balliu: Edi Rama kopjoi fjalimin e Enver Hoxhës në 1946-n

1 year ago 40
15:15 13/10/2023

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi aktualitetin politik në vend gjatë një interviste në Klan Neës këtë të premte.

Duke biseduar me gazetarin Besard Jacaj, ai u ndal edhe tek seanca e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë që iu kushtua sulmit serb në veri të Kosovës. Ish-deputeti akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se në atë që tha para qytetarëve ka kopjuar një fjalim të Enver Hoxhës në vitin 1946.

“Edi Rama kishtë një presion ndërkombëtar që të votonte një rezolutë në mbështetje të rezolutës së Kosovës. Ai (Rama) ka urrejte për Kosovën. A e di çfarë fjalimi mbajti ditën e djeshme? Ka qenë fjalimi i Enver Hoxhës në vitin 1946 kur u kthye nga Jugosllavia ku sulmonte Fishtën. Ngrinte në qiell Jugosllavinë, Serbinë dhe Titon dhe sulmonte Fishtën sepse ai fliste për heronjtë shqiptarë. Të njëjtën gjë bëri edhe Rama ku sulmoi Albin Kurtin. Ndërkohë, ky i detyrohet një ndjesë Albin Kurtit.”

Balliu foli edhe për situatën në opozitë, duke thënë se shumë shpejt do të nisin protestat.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article