Seanca e parlamentit francez u pezullua pasi deputeti valëviti flamurin palestinez

3 months ago 9
Reklamë

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Francës ka pezulluar seancën e pasdites së dhomës së ulët, pasi një deputet i krahut të majtë valëviti një flamur palestinez.

Sebastien Delogu, nga partia Les Insoumis (LFI), valëviti flamurin për të tërhequr vëmendjen për situatën në Gaza, transmeton Telegrafi.

“Ne do të vazhdojmë të ngritim zërat e paqes kudo, gjatë gjithë kohës”, tha partia LFI më pas në rrjetin social X ku postoi videon e incidentit.

“Kjo nuk është e tolerueshme”, tha presidentja e Asamblesë Kombëtare Yael Braun-Pivet ndërsa pezulloi seancën.

Incidenti ndodhi teksa ministri i ri i Tregtisë, Franck Riester, po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me situatën në Gaza. /Telegrafi/

« Nous ne sommes rien sur terre, si nous ne sommes pas d’abord l’esclave d’une cause, celle des peuples et celle de la justice et de la liberté. » Frantz Fanon

Pas de justice, pas de paix ! #Palestine #Rafah pic.twitter.com/JjunNMROvo

— Sébastien DELOGU (@sebastiendelogu) May 28, 2024

Read Entire Article