Seanca e sotme plenare, deputetët e opozitës rresht para foltores me pankarta në duar

8 months ago 10
10:19 25/01/2024

Duket sikur opozitarët sot kanë zgjedhur një formë më të sofistikuar për të vijuar me mosbindjen e tyre në Parlament. Nuk kanë bërë grumbull karriget, s’ka flakadanë, por kanë mbushur vendet ku ulen me pankarta kundër qeverisë si dhe janë bërë rresht para foltores.


“Vrasës i pluralizmit”, “McGonigal in jail, Rama should too”, janë disa nga frazat që shkruhen në pankarta. Nuk dihet a do ketë tensione në këtë seancë, njëjtë si herët e shkuara, ndërsa vlen të theksohet se kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka janë të përjashtuar me 10 ditë për shkak të incidenteve në sallën e Kuvendit.

Sot pritet që të votohen në Kuvend disa marrëveshjeve ekonomike si dhe emërimi i Plarent Ndrecës i cili merr mandatin e Arben Ahmetajt si deputet./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article