Seanca parlamentare, mocion me debat për Kosovën (Të gjitha zhvillimet)

1 year ago 17
10:42 12/10/2023

Përditësimi i fundit në orën 10:39


Përmbledhje

◼Kuvendi zhvillon mocion me debat për Kosovën për draft-rezolutën për ngjarjen e rëndë të 24 Shtatorit në Banjskë ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë.

◼Opozita dhe mazhoranca, ndryshe nga herët e tjera, ditën e djeshme ranë dakord për një rezolutë të përbashkët. Vendimi u mor pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit.

◼Rezoluta që bëri bashkë dy partitë kryesore në vend, mbështet plotësisht atë të Kuvendit të Kosovës ku përgjegjëse për këtë ngjarje bëhet Serbia. Një pikë tjetër e rezolutës inkurajon qeverinë e Kosovës që së bashku me faktorin ndërkombëtar t’i bashkohet procesit për arritjen finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.


Salianji lë në këmbë kryeministrin Rama, i zë foltoren


Seanca e sotme plenare i ishte dedikuar rezolutës për Kosovën për të dënuar sulmin në Banjskë.

Kur kryeministrit Edi Rama i ishte dhënë fjala për të dalë në foltore, atë e zuri deputeti demokrat Ervin Salianji.

Ky i fundit kërkoi fjalën për procedurë, por u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.  

“I kam dhënë fjalën zotit kryeministër. Jemi brenda interpelancës. Jemi brenda rregullores”, tha Nikolla.

Kjo e la kryeministrin Edi Rama në këmbë pas ministres së Arsimit, Oferta Manastirliu duke debatuar me deputetin demokrat që të lironte foltoren.

Pas pak minutave replika, Salianji e liroi foltoren dhe kryeministri nisi fjalën e tij për draft-rezolutën për Kosovën.

REDAKSIA TVKLAN.AL








Të ngjashme

Read Entire Article