Seanca për dinarin serb përball Kurtin dhe Vuçiç sot në Këshillin e Sigurimit, çfarë pritet të ndodhë

7 months ago 24
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla, ku do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës.

Kjo seancë është thirrur nga Serbia për shkak të vendimeve të fundit të Republikës së Kosovës që lidhen me dinarin dhe me mbylljen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Serbia do të përfaqësohet nga Aleksandër Vuçiç, dhe pritet që sonte në New York për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të ketë një përballje Kurti-Vuçiç për çështjen e dinarit.

Qëndrimi i aleatëve, SHBA-së, BE-së dhe shteteve anëtare ka qenë që vendimi i BQK-së për dinarin të pezullohet menjëherë dhe të kërkohet një zgjidhje me dialog.

Top Channel

Read Entire Article