Seanca zgjat 12 minuta! Mes zhurmës, votohen nen për nen 10 projektligje në Kuvend

8 months ago 22
10:36 25/01/2024

Mes zhurmës së bilbilave, janë votuar me shpejtësi disa ndryshime në akte normative dhe marrëveshje ekonomike sot në sallën e Kuvendit.


Edhe pse nuk pati flakadanë, karrige grumbull e përplasje verbale, këtë herë deputetët e opozitës qëndruan në këmbë para foltores me pankarta në duar. Ndërsa mazhoranca votoi nen për nen projektligjet e parashikuara në rend dite.  

I pranishëm në këtë seancë plenare ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk tha asnjë fjalë përveçse ngriti kartonin jeshil duke buzëqeshur.

Seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article