Seferi shënon sërish, realizon golin e 5-të në kampionat

10 months ago 28
23:16 15/12/2023

Taulant Seferi realizoi golin e pestë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Por skuadra e sulmuesit kuqezi, Bani Jas, u mund në shtëpi nga rivalët e Shabab Al-Ahli me rezultatin 2-1. Miqtë kishin realizuar dy herë kur Seferi shkurtoi disavantazhin në minutën e ’58 të lojës.

Lojtari kuqezi është përshtatur me kampionatin në Emiratet e Bashkarua Arabe ndërsa në total ka luajtur 850 minuta ku përveç pesë rrjetave ka dhënë edhe 1 asist.

Seferi ka realizuar edhe 1 gol në Kupë. Ekipi i lojtarit të përfaqësueses shqiptare pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe të gjashtën në total. Bani Jas gjendet në vend të tetë në renditje në kuotën e 13 pikëve pas 11 takimeve të luajtura.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article