Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Ervin Salianjin nga jeta parlamentare, 18 deputetë të tjerë të PD përjashtohen 10 ditë

8 months ago 21
15:31 29/01/2024

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është përjashtuar me 20 ditë nga jeta parlamentare për shkak të kaosit në Kuvend.

Vendimi u mor nga Sekretariati i Etikës, që për 18 deputetë të tjerë të PD u vendos përjashtimi me 10 ditë.

Ka qenë kërkesa e disa deputetëve të PS të cilët kërkuan masë disiplinore ndaj 19 deputetëve të PD që shkaktonin kaos në Parlament por dhe në komisionet parlamentare.

Deputetët e përjashtuar të PD:

Ervin Salianji 20 ditë

Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi të përjashtuar me 10 ditë.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article