Sekretarja amerikane e Thesarit Yellen takohet me kryeministrin kinez

1 year ago 28
Reklamë

Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara Janet Yellen u takua sot me kryeministrin kinez Li Qiang në Pekin.

Vizita e saj është pjesë e përpjekjeve për të ringjallur marrëdhëniet SHBA-Kinë, të cilat kanë arritur nivelin më të ulët në dekada për shkak të mosmarrëveshjeve mbi teknologjinë, sigurinë dhe çështje të tjera. Gjatë takimit, të dy zyrtarët u shprehën të gatshëm të përmirësojnë komunikimin mes dy vendeve. Takimi vjen pas vizitës pak kohë më parët në Pekin të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken e para e një Sekretari amerikan të Shtetit, në pesë vjet.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u takua sot me kryeministrin e Kinës, Le Qiang.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një konkurrencë të shëndetshme me Kinën bazuar në rregulla nga të cilat përfitojnë të dyja vendet, duke refuzuar qasjen “fituesi i merr të gjitha”, sikurse tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen gjatë takimit me Kryeministrit kinez Li Qiang në Pekin.

“Shpresoj se kjo vizitë mund të nxisë kanale më të rregullta komunikimi midis dy vendeve tona dhe pres që diskutimet tona të mbahen nën këtë frymë”, tha ajo.

Vizita e zonjës Yellen pason atë të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili u takua me presidentin kinez Xi Jinping muajin e kaluar në vizitën e nivelit më të lartë të SHBA-së në Pekin në pesë vjet.

Të dy ranë dakord të stabilizonin marrëdhëniet, por nuk arritën të bien dakord për përmirësimin e komunikimit midis ushtrive të dy vendeve.

Kryeministri kinez Li tha se vizita e zonjës Yellen ngjallte shpresë për të ardhmen e lidhjeve SHBA-Kinë.

“Ju keni qenë prej kohësh e angazhuar në marrëdhëniet Kinë-SHBA, në veçanti marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Ju nuk jeni thjesht pjesëmarrëse, por edhe ndërtuese e këtyre marrëdhënieve. Mezi pres të kem mundësinë për të shkëmbyer mendime me ju dhe për të diskutuar temat për të cilat jemi të interesuar”, u shpreh kryeministri kinez, Li Qiang.

“Shtetet e Bashkuara, në rrethana të caktuara, do të duhet të bëjnë veprime që kanë synimin të mbrojnë sigurinë tonë kombëtare dhe ne mund të mos pajtohemi në këto raste. Por, ne nuk duhet të lejojmë që asnjë mosmarrëveshje të çojë në keqkuptime që përkeqësojnë pa nevojë marrëdhëniet tona dypalëshe ekonomike dhe financiare”, u shpreh zonja Yellen.

Përpjekjet diplomatike amerikane po bëhen përpara një takimi të mundshëm midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit kinez Xi Jinping, menjëherë pas takimit të grupit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës që mbahet në shtator në New Delhi si dhe takimit në kuadër të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësor planifikuar në nëntor në San Francisko.

Top Channel

Read Entire Article