“Sekreti shtetëror” i Serbisë kriminale, e vërteta që nuk mund të “fshihet” me një vendim!

1 month ago 13
Reklamë

Dhjetë vite më parë, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë shpalli sekret shtetëror dokumentet mbi krimet dhe gjenocidin e shkaktuar mbi shqiptarët e pambrojtur në Kosovë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë okupatore serbo-jugosllave.

Këtë çështje e ka riaktualizuar kryeministri Albin Kurti, i cili ka deklaruar se “Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, Kosova përsëritë kërkesën për hapjen e arkivave në Serbi.

Tashmë Qeveria e Kosovës ka dërguar disa kërkesa lidhur me hapjen e arkivës së Brigadës 37-të të Motorizuar të UJ, përgjegjëse për shumë masakra në rajonin e Drenicës.

Kryeministri ka rikujtuar se gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, strategjia e Serbisë ishte fshehja e krimit nëpërmjet fshehjes së kufomave. Kjo strategji është ende aktive. Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd, dikur bashkëpunëtorë dhe sot politikanë në krye të shtetit serb, refuzojnë të hapin arkivat për të zbuluar vendndodhjet e varrezave masive.

“Vendimi i shtetit serb për të klasifikuar këto dokumente si sekrete për 30 vite është përpjekje për të fshehur krimet e kryera. Është edhe një tregues i qartë se Serbia, përderisa qëndron mbi varret e civilëve shqiptarëve të vrarë, nuk ka treguar asnjë shenjë pendese për mizoritë e kryera në Kosovë.

Ky akt përbën një shkelje të të drejtave të njeriut, të drejtës së familjeve për të ditur të vërtetën dhe pamundëson përpjekjet për të sjellë drejtësi. Duke mbajtur të fshehta këto dokumente, Serbia nuk po distancohet nga regjimi i Millosheviqit dhe krimet e tij gjenocidale në Kosovë.

Vetëm përmes ndriçimit të së vërtetës dhe mbajtjes përgjegjës të autorëve të krimeve mund të arrihet drejtësia dhe paqja e qëndrueshme në rajon”, ka deklaruar kryeministri mes tjerash.

E pavarësisht kërkesave të Qeverisë së Kosovës, Serbia vazhdon të mos e shfuqizojë vendimin që e mori para dhjetë vitesh.

Madje, as faktori ndërkombëtar që është lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi, përkundër marrëveshjes së arritur më 2 maj, nuk i ka bërë presion kësaj të fundit për ta shfuqizuar vendimin.

Në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot” ka folur publicisti Rexhep Elezaj.

Ai ka theksuar faktin, se gjenerali Ljubisha Dikoviç ishte komandant i Brigadës së motorizuar 37 të ushtrisë serbe, e cila në zonën e Drenicës, nga marsi e deri në mes të qershorit të vitit 1999, ka vrarë rreth 1400 shqiptarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë i ka dëbuar në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, etj.

Image

Rexhep Elezaj

Siç dihet, me 2 maj 2023 në Bruksel është arritur marrëveshja mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, për identifikimin dhe zbulimin e varreve masive të 1600 shqiptarëve të vrarë nga ushtria kriminale serbe, të bartura në Serbi, ku qindra sish janë hedhur nëpër lumenj, ndërsa kufomat tjera janë varrosur në 16 varreza masive në Serbi, njëra prej tyre është ajo në aeroportin e Batanjicës afër Beogradit.

Pra, është arritur marrëveshja që palët të këmbejnë informacione të sakta për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur nga periudha kohore nga 1 janari 1998, deri më 31 dhjetor 2000, meqë rast pala kosovare ka kërkuar që Serbia t’i hapë arkivat ushtarake për të ndihmuar në zbulimin e vendeve ku janë varrosur personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, si dhe për krimet e të Brigadës së motorizuar 37 të ushtrisë serbe në rajonin e Drenicës.

Mirëpo, pala serbe është përgjigjur duke u thirrur në vendimin e Ministrisë së mbrojtjes së Serbisë të para 10 viteve, e cila dokumentacionin rreth luftës në Kosovë e ka shpallur sekret shtetëror, dhe se këto arkiva nuk mund të hapen para 30 viteve. Pra, palët janë zotuar që të lejojnë qasje në të gjitha dokumentet e luftës, madje edhe ato konfidenciale, e që përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet si dhe çdo dokument tjetër - përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar tek të dyja palët.

Duhet cekur faktin, se gjenerali Ljubisha Dikoviç ishte komandant i Brigadës së motorizuar 37 të ushtrisë serbe, e cila në zonën e Drenicës, nga marsi e deri në mes të qershorit të vitit 1999, ka vrarë rreth 1400 shqiptarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë i ka dëbuar në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, etj”, ka thënë Elezaj.

Publicisti ka deklaruar se regjimi aktual i Serbisë nuk ka gjasa që ta shfuqizojë vendimin.

“Ndërsa, lidhur me pyetjen tuaj, se a ka gjasa që regjimi fashist i Serbisë ta ndryshojë vendimin e organeve të saj shtetërore, që t’i hapë arkivat dhe palës kosovare t’i lejojë qasje në ato dokumente, përfshirë informatat mbi lokacionin e 16 varrezave masive të 1600 shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar nga ushtria dhe policia kriminale serbe, por edhe hapjen e arkivit mbi krimet e Brigadës 37 serbe të motorizuar në rajonin e Drenicës, jam thellë i bindur se regjimi fashist i A. Vuçiqit, një gjë të tillë nuk do ta lejon kurrë, kur dihet mirëfilli fakti, se regjimi i cili ka bërë masakra monstruoze ndaj 13 mijë shqiptarëve të vrarë dhe masakruar në Kosovë, hapjen e arkivave dhe dokumentacionit mbi gjenocidin që vetë e ka kryer ndaj 2 milion shqiptarëve, një veprim të tillë nuk e bën dot me asnjë çmim”, është shprehur ai.

Elezajtm kërkohet angazhim maksimal i Qeverisë që t’i bëjë presion faktorëve ndërkombëtarë, që Serbinë edhe regjimin e saj kriminal në krye me racistin, A. Vuçiq, ta detyrojnë që t’i pranon krimet e bëra në Kosovë, një gjë të cilën serbët nuk do ta pranojnë kurrë.

Pyetja se pse ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë në këtë çështje kyçe të dialogut Kosovë-Serbi, siç është zbardhja dhe ndëshkimi i Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, dhe se pa pranimin nga ana e Serbisë të krimeve të luftës në Kosovë, nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare, është kjo një çështje shumë delikate, e cila kërkon sqarim, por dhe angazhim maksimal nga ana e qeverisë së Kosovës, jo drejtpërdrejt me regjimin serb të Beogradit, veçse duke i bërë presion faktorëve ndërkombëtarë, që Serbinë dhe regjimin e saj kriminal në krye me racistin, A. Vuçiq, ta detyrojnë që t’i pranon krimet e bëra në Kosovë, një gjë të cilën serbët nuk do ta pranojnë kurrë.

Andaj, jam i sigurt se kërkesa e kryeministrit Kurti për ri-aktualizimin e kësaj çështjeje të dakorduar mes palëve sipas marrëveshjes së 2 majit 2023, nuk do të pranohet nga pala serbe, e cila, përveç injorimit të krimeve dhe gjenocidit në Kosovë (1998/99) për 25 vite rresht, regjimi fashist i Beogradit ende nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës si dhe rikthimit të saj nën pushtimin hegjemonist të Serbisë”, ka përfunduar Elezaj.

Ndryshe, pesë serbë të Kosovës me inicialet D.C., D.N., N.S., S.J., dhe M.Sh u arrestuan mëngjesin e së shtunës gjatë një aksioni të autoriteteve të sigurisë së Kosovës në qytetin juglindor Gjilan, duke ngjallur reagime të ashpra nga Serbia.

Gjykata urdhëroi 30 ditë paraburgim për të pestit, duke thënë se, nëse lihen të lirë “ata mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë”.

“Po ashtu, ata mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati”, thuhet në

Read Entire Article