Policia në Selanik ka arrestuar një 42 vjeçare, e cila akuzohet se ka rrahur vjehrrën, e ka mbyllur në banesë dhe më pas i ka vjedhur kartën bankare.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, në zonën e Toumbës. Nusja dhe vjehrra duket se jetojnë nën të njëjtën çati, së bashku me fëmijën e 42-vjeçares, nipin e viktimës, pasi babai i fëmijës ka ndërruar jetë.
42-vjeçarja, me origjinë nga Gjeorgjia, u procedua penalisht për grabitje , ndalim të paligjshëm dhe lëndim të rrezikshëm trupor në familje.
Sipas informacioneve, ngjarja u bë e ditur kur 74-vjeçari ka shkuar në spitalin e qytetit dhe më pas është njoftuar policia. Gruaja pasi ka marrë ndihmën e parë është larguar./vizionplus.tv